Postuar më: 28 Gusht 2019

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 28 Gusht 2019

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 28 Gusht 2019:

 

V E N D I M
PËR

FUNKSIONIMIN DHE MËNYRËN E ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARISË SË DREJTORIVE RAJONALE TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ligjit nr.90/2019, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Përcaktimin e funksionimit dhe të mënyrës së zhvillimit të veprimtarisë së drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore (në vijim, DRTK).
2. DRTK-të janë institucione rajonale të specializuara, tekniko-administrative buxhetore, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me seli në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë, Berat e Gjirokastër. DRTK-të, për të kryer funksionet e tyre, monitorohen dhe koordinohen nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (në vijim, IKTK), si njësia përgjegjëse për mbarëvajtjen e tyre.
3. DRTK-të financohen nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme, sipas legjislacionit në fuqi.
4. DRTK-të kanë për mision gjurmimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin dhe publikimin e trashëgimisë kulturore për çdo territor që secila prej tyre administron.
5. Në territorin e Republikës së Shqipërisë ushtrojnë veprimtarinë 6 (gjashtë) DRTK, të cilat janë shpërndarë në territor sipas administrimit më të mirë të pasurive kulturore.
6. DRTK Tiranë ushtron veprimtarinë në këto qarqe:
a) Tiranë;
b) Durrës;
c) Dibër.
7. DRTK Shkodër ushtron veprimtarinë në këto qarqe:
a) Shkodër;
b) Lezhë;
c) Kukës.
8. DRTK Vlorë ushtron veprimtarinë në këto qarqe:
a) Vlorë;
b) Fier.
9. DRTK Korçë ushtron veprimtarinë në këto qarqe:
a) Korçë;
b) Elbasan.
10. DRTK Berat ushtron veprimtarinë në territoret, si më poshtë vijon:
a) Në Qendrën Historike Berat, pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, shpallur si e tillë me vendim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në vitin 2008;
b) Në Bashkinë Berat;
c) Në Bashkinë Ura Vajgurore;
ç) Në Bashkinë Kuçovë;
d) Në Bashkinë Skrapar;
dh) Në Bashkinë Poliçan.
11. DRTK Gjirokastër ushtron veprimtarinë në territoret, si më poshtë vijon:
a) Në Qendrën Historike Gjirokastër, pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, shpallur si e tillë me vendim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në vitin 2008;
b) Në Bashkinë Gjirokastër;
c) Në Bashkinë Libohovë;
ç) Në Bashkinë Tepelenë;
d) Në Bashkinë Memaliaj;
dh) Në Bashkinë Përmet;
e) Në Bashkinë Këlcyrë;
ë) Në Bashkinë Dropull.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË DREJTORIVE RAJONALE TË TRASHËGIMISË KULTURORE

DRTK-të kanë përgjegjësi të organizojnë punën për realizimin e detyrave dhe ushtrimin e përgjegjësive në fushën e trashëgimisë kulturore materiale lidhur me gjurmimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin dhe publikimin e trashëgimisë kulturore në territorin që administrojnë.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I DRTK-VE

1. Struktura dhe organika e DRTK-ve miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
2. DRTK-të funksionojnë në bazë të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, të këtij vendimi dhe të statutit të miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
3. Statuti dhe rregullorja që përcaktojnë metodat e brendshme të punës për secilën DRTK miratohen nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
4. DRTK-të drejtohen e përfaqësohen nga drejtori, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e DRTK-së nën monitorimin e koordinimin e IKTK-së dhe përgjigjet para ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
5. Drejtori i DRTK-ve emërohet dhe lirohet nga detyra nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Procedura e emërimit dhe e lirimit të tij përcaktohet në statutin e institucionit.
6. Drejtori i DRTK-ve duhet të plotësojë kriteret e përgjithshme, si më poshtë vijon:
a) Të ketë eksperiencë profesionale dhe të dokumentuar në fushën e trashëgimisë kulturore e të menaxhimit;
b) Nuk duhet të jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
7. Kriteret e veçanta për emërimin e drejtorit të DRTK-së përcaktohen në statutin e DRTK-së.
8. Marrëdhëniet e punës së drejtorit e të punonjësve të DRTK-së rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.
9. DRTK-të realizojnë aktivitetin nën monitorimin e koordinimin e IKTK-së dhe në bashkëpunim me:
a) institucionet e tjera në varësi të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore;
b) organet e administratës qendrore;
c) organet e vetëqeverisjes vendore;
ç) institucionet e tjera shkencore, kulturore, fetare, personat fizikë e juridikë për gjurmimin, evidentimin, studimin, konservimin, restaurimin, promovimin e publikimin e pasurive kulturore.
10. DRTK-të, në territorin përkatës që mbulojnë, kryejnë detyrat, si më poshtë vijon:
a) Kryejnë verifikime sistematike apo në bazë të kërkesave të paraqitura për gjendjen e pasurive kulturore në territorin që administrojnë, si dhe ushtrojnë kontrollin teknik për kushtet e ruajtjes së pasurive kulturore, duke përfshirë edhe fondet muzeore, si dhe të zonave që u nënshtrohen dispozitave të mbrojtjes indirekte;
b) Kryejnë ndërhyrje, punime konservimi dhe restaurimi në pasuritë kulturore në bazë të projekteve të miratuara në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (në vijim, KKTKM);
c) Kryejnë mbikëqyrjen dhe kolaudimin e zbatimit të punimeve në pasuritë kulturore materiale, në përputhje me vendimin e KKTKM-së;
ç) Marrin në dorëzim punimet për ndërhyrjet në pasuritë kulturore të paluajtshme, përfshirë edhe tipologjitë e punimeve për konservim dhe restaurim fasade, konservim e restaurim të elementeve të brendshme artistike, ruajtje të vlerave arkeologjike kulturore;
d) Mbi bazën e deklarimeve të marra nga mbajtësi i pasurisë kulturore, njoftojnë IKRTK-në sipas parashikimeve të ligjit, në rast ndryshimi të vendndodhjes së pasurive kulturore të luajtshme, duke përfshirë edhe fondet muzeore në rastin e mbylljes së muzeve privatë;
dh) Njoftojnë pronarët ose poseduesit për fillimin e procedurës së mbrojtjes indirekte;
e) Kryejnë kontrolle për zbatimin e detyrimeve ligjore lidhur me hapjen dhe shfrytëzimin nga publiku të pasurive kulturore, respektimin e kushteve të përcaktuara në aktin e tjetërsimit dhe detyrime të tjera të parashikuara në ligj;
ë) Kryejnë verifikimet e nevojshme në terren dhe i përcjellin zyrtarisht IKTK-së informacion në rastin e gjetjeve të konstatuara nga vetë DRTK-të ose të tjerë mbi bazën e konstatimeve ose të deklarimeve të marra për gjetje rastësore arkeologjike në territor ose gjatë zbatimit të projekteve;
f) Japin mendim lidhur me përputhshmërinë e vendosjes dhe të llojit të reklamimit me vlerat e peizazhit të ndërtimeve apo zonave, subjekt i mbrojtjes.
11. DRTK Berat dhe DRTK Gjirokastër, si pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, në territorin që mbulojnë, përveç detyrave të përcaktuara në pikën 10, të këtij kreu, kryejnë edhe detyrat, si më poshtë vijon:
a) Monitorojnë e administrojnë qendrat historike Berat e Gjirokastër dhe sigurojnë ruajtjen e vlerës së veçantë universale të tyre;
b) Hartojnë raporte periodike për gjendjen e konservimit të pasurisë botërore në zbatim të vendimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore;
12. Drejtori i DRTK-ve ka kompetencat, si më poshtë vijon:
a) Është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e objektivave të DRTK-së, në përputhje me politikat, programet e planet strategjike të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe misionin e DRTK-së;
b) Monitoron dhe kontrollon faktorët e riskut që vënë në rrezik arritjen e objektivave të DRTK-së;
c) Emëron e shkarkon punonjësit e DRTK-së në bazë të Kodit të Punës dhe statutit të DRTK-së;
ç) Planifikon, drejton e koordinon funksionimin e përgjithshëm të institucionit;
d) Drejton punën administrative të DRTK-së dhe përfaqëson institucionin në marrëdhënie me të tretët.
13. DRTK-të kanë logon dhe vulën e tyre zyrtare. Stema e DRTK-ve përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Kulturës, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (emri i qarkut apo i bashkisë ku ka selinë drejtoria)”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.
14. Vula e çdo DRTK-je ka formën dhe elementët e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IV. DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT 

1. Ngarkohen Ministria e Kulturës, DRTK-të, si dhe institucionet e tjera në fushën e trashëgimisë kulturore për zbatimin e këtij vendimi.
2. Deri në fillimin e funksionimit të plotë, të miratimit të strukturës dhe të organikës së DRTK-ve, sipas këtij vendimi, drejtoritë rajonale të kulturës kombëtare (DRKK) vazhdojnë që të kryejnë funksionet e tyre sipas strukturës dhe organikës në fuqi.
3. Struktura dhe organika e DRTK-ve miratohet me urdhër të Kryeministrit brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
4. DRTK-të do të kryejnë funksionet e inspektimit në territorin që mbulojnë deri në ngritjen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore, në zbatim të ligjit për trashëgiminë kulturore e muzetë dhe ligjit për inspektimin.
5. Ngarkohet Ministria e Kulturës, në përputhje me ligjin nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të bëjë transferimin e fondeve buxhetore nga DRKK-të te DRTK-të.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 3, të nenit 15/1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Kukës.
2. Masa e kompensimit është 44 381,6 (dyzet e katër mijë e treqind e tetëdhjetë e një presje gjashtë) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 545 797 214,89 (pesëqind e dyzet e pesë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e dyqind e katërmbëdhjetë presje tetëdhjetë e nëntë) lekë, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, do të veprohet, si më poshtë vijon:
a) Për numrat rendorë të pronave, (kolona 13) të shtojcës 1:
Pronat nr.44, nr.61 dhe nr.84, sipas seksionit të veçantë (kolona 18) të shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas miratimit nga kreditori, sipas pikës 12, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”, të ndryshuar.
b) Për numrat rendorë të pronave, (kolona 13) të shtojcës 1:
Prona nr.92, sipas seksionit të veçantë (kolona 18) të shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pasi të ketë përfunduar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm, sipas pikës 13, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”, të ndryshuar.
c) Për numrat rendorë të pronave, (kolona 13) të shtojcës 1:
Pronat nr.2, nr.4, nr.5, nr.10, nr.14, nr.15, nr.16, nr.90, nr.95, nr.123, nr.129, nr.138, nr.140 dhe nr.148, sipas seksionit të veçantë (kolona 18) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të shkakut të kufizimit, sipas pikës 15, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”, të ndryshuar.
ç) Për numrat rendorë të pronave, (kolona 13) të shtojcës 1:
Pronat nr.9, nr.18, nr.26, nr.28, nr.29, nr.30, nr.2, sipas seksionit të veçantë (kolona 18) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të mbivendosjes, sipas pikës 16, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”, të ndryshuar.
4. Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.
5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Kamzë-Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Kukës të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (HUAMARRËSI) DHE KORPORATA ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE, SH.A., (AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT), DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROGRAMIN “ENERGJI UJORE DHE SIGURIA E DIGAVE NË KASKADËN E DRINIT”, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.85/2015

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi) dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (agjencia zbatuese e projektit), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin “Energji ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit”, ratifikuar me ligjin nr.85/2015, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “HEKURUDHAT SHQIPTARE – REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË – DURRËS DHE NDËRTIMI I LINJËS HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS”, ME NJË GRANT INVESTIMI NGA FONDI I PËRBASHKËT EVROPIAN I BALLKANIT PERËNDIMOR, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.52/2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, me një grant investimi nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor, ratifikuar me ligjin nr.52/2018, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH TË MARRËVESHJES SË GRANTIT PËR ASISTENCË TEKNIKE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË KUVAJTIT PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB, PËR FINANCIMIN E PËRGATITJES SË NJË STUDIMI FIZIBILITETI PËR PROJEKTE TË INFRASTRUKTURËS SË TRANSPORTIT NË ZONAT BREGDETARE JUGORE TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së grantit për asistencë teknike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, për financimin e përgatitjes së një studimi fizibiliteti për projekte të infrastrukturës së transportit në zonat bregdetare jugore të Shqipërisë, sipas dokumentit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIM TEKNIK 2018, PËR PROJEKTIN “MENAXHIMI I MODERNIZUAR I MBETJEVE DHE EKONOMIA RICIKLUESE NË RESPEKT TË MJEDISIT (DKTI)”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2018, për projektin “Menaxhimi i modernizuar i mbetjeve dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit (DKTI)”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES NDRYSHUESE, ME SHKËMBIM NOTASH, TË MARRËVESHJES SË HUAS, TË DATËS 16 JANAR 2014, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BANKA), PËR PROJEKTIN E INVESTIMEVE NË SEKTORIN E UJIT (HUAJA NR.8323-AL), NJOFTIMI I KORRIGJIMIT – RIALOKIMI I TË ARDHURAVE TË HUAS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes së huas, të datës 16 janar 2014, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka), për projektin e investimeve në sektorin e ujit (huaja nr.8323-Al), njoftimi i korrigjimit -rialokimi i të ardhurave të huas, sipas teksteve që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.1481, DATË 12.11.2008; NR.1657, DATË 24.12.2008; NR.100, DATË 27.1.2009; NR.167, DATË 19.2.2009; NR.286, DATË 18.3.2009; NR.450, DATË 6.5.2009; NR.611, DATË 11.6.2009; NR.677, DATË 18.6.2009; NR.706, DATË 23.6.2009; NR.805, DATË 22.7.2009; NR.1038, DATË 14.10.2009; NR.1134, DATË 18.11.2009; NR.1283, DATË 23.12.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR.247, DATË 13.4.2010; NR.404, DATË 26.5.2010; NR.549, DATË 7.7.2010; NR.646, DATË 28.7.2010; NR.118, DATË 17.2.2011; NR.117, DATË 17.2.2011; NR.359, DATË 4.5.2011; NR.822, DATË 23.11.2011; NR.513, DATË 1.8.2012; NR.512, DATË 1.8.2012; NR.345, DATË 24.4.2013; NR.472, DATË 30.5.2013; NR.490, DATË 18.6.2013; NR.279, DATË 1.4.2015; NR.474, DATË 3.6.2015; NR.501, DATË 10.6.2015; NR.669, DATË 29.7.2015; NR.615, DATË 7.7.2015; NR.823, DATË 7.10.2015; NR.882, DATË 30.10.2015; NR.1094, DATË 28.12.2016; NR.850, DATË 7.12.2016; NR.446, DATË 15.6.2016; NR.89, DATË 8.2.2017; NR.712, DATË 1.12.2017; NR.713, DATË 1.12.2017; NR.810, DATË 29.12.2017, PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE, TË NDRYSHUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimet nr.1481, datë 12.11.2008; nr.1657, datë 24.12.2008; nr.100, datë 27.1.2009; nr.167, datë 19.2.2009; nr.286, datë 18.3.2009; nr.450, datë 6.5.2009; nr.611, datë 11.6.2009; nr.677, datë 18.6.2009; nr.706, datë 23.6.2009; nr.805, datë 22.7.2009; nr.1038, datë 14.10.2009; nr.1134, datë 18.11.2009; nr.1283, datë 23.12.2009; nr.125, datë 17.2.2010; nr.247, datë 13.4.2010; nr.404, datë 26.5.2010; nr.549, datë 7.7.2010; nr.646, datë 28.7.2010; nr.118, datë 17.2.2011; nr.117, datë 17.2.2011; nr.359, datë 4.5.2011; nr.822, datë 23.11.2011; nr.513, datë 1.8.2012; nr.512, datë 1.8.2012; nr.345, datë 24.4.2013; nr.472, datë 30.5.2013; nr.490, datë 18.6.2013; nr.279, datë 1.4.2015; nr.474, datë 3.6.2015; nr.501, datë 10.6.2015; nr.669, datë 29.7.2015; nr.615, datë 7.7.2015; nr.823, datë 7.10.2015; nr.882, datë 30.10.2015; nr.1094, datë 28.12.2016; nr.850, datë 7.12.2016; nr.446, datë 15.6.2016; nr.89, datë 8.2.2017; nr.712, datë 1.12.2017; nr.713, datë 1.12.2017; nr.810, datë 29.12.2017, të ndryshuara, të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

1. Në vendimin nr.1481, datë 12.11.2008, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për katërmbëdhjetë parcela ndërtimore me numra pasurie 17/113, 17/59, 9/264, 19/221, 19/124, 156/223, 19/68, 7/213, 9/633, 7/208, 3/423, 11/580, 3/144, 1/424 dhe ndryshon sipërfaqja për gjashtë parcela ndërtimore me numra pasurie 8/224, 8/191, 24/168, 6/204, 13/145, 13/146, sipas lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Në vendimin nr.1657, datë 24.12.2008, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për dhjetë parcela ndërtimore me numra pasurie 1/127, 10/275, 11/31, 1451/44, 157/314, 13/189, 21/215, 3/81, 11/77, 8/65 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelat ndërtimore me numra pasurie 157/264, 6/52, 6/53, sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Në vendimin nr.100, datë 27.1.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për nëntë parcela ndërtimore me numra pasurie 153/283, 154/281, 155/43, 13/163, 13/163, 6/54, 168/18, 183/2, 736/6 dhe ndryshon sipërfaqja për dy parcela ndërtimore me numër pasurie 153/90, 6/46 dhe shfuqizohet parcela me numra pasurie 193/8, sipas lidhjes C, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Në vendimin nr.167, datë 19.2.2009, ndryshohen gjenealitetet për parcelën me numër pasurie 151/156 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën ndërtimore me numër pasurie 150/298, sipas lidhjes D, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Në vendimin nr.286, datë 18.3.2009, ndryshohen gjenealitetet për tri parcela me numra pasurie 16/132, 2/653, 2/476 dhe ndryshon konfigurimi për parcelën ndërtimore me numër pasurie 2/430, sipas lidhjes E, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Në vendimin nr.450, datë 6.5.2009, ndryshohen gjenealitetet për pesë parcelat me numra pasurie 9/25, 9/50, 4/264, 3/459, 3/460, sipas lidhjes F, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
7. Në vendimin nr.611, datë 11.6.2009, ndryshohen gjenealitetet për nëntë parcela ndërtimore me numra pasurie 25/5, 22/83, 5/3, 16/42, 25/83, 18/39, 18/38, 2/398, 7/343, 7/329 dhe ndryshon zona kadastrale për parcelën me numër pasurie 120/80, sipas lidhjes G, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Në vendimin nr.677, datë 18.6.2009, ndryshohen gjenealitetet për katër parcela me numra pasurie 86/240, 85/114, 13/189, 5/492, ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 156/273 dhe shfuqizohet parcela me numër pasurie 5/187/1, sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Në vendimin nr.706, datë 23.6.2009, ndryshohen gjenealitetet për tri parcela ndërtimore me numra pasurie 200/135, 10/231, 400/70, sipas lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Në vendimin nr.805, datë 22.7.2009, ndryshohen gjenealitetet për parcelën ndërtimore me numër pasurie 30/95, ndryshon sipërfaqja për parcelat me numër pasurie 56/195, 2/254, si dhe ndryshon zona kadastrale për parcelën me numër pasurie 92/65, sipas lidhjes J, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
11. Në vendimin nr.1038, datë 14.10.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesit për dy parcela ndërtimore me numra pasurie 5/1118, 3/425 dhe ndryshon sipërfaqja për dy parcela me numra pasurie 35/112, 5/1179, sipas lidhjes K, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
12. Në vendimin nr.1134, datë 18.11.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesit për dy parcela ndërtimore me numra pasurie 65/127, 19/11 dhe ndryshon sipërfaqja për dy parcela me numra pasurie 40/14, 15/221, sipas lidhjes L, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
13. Në vendimin nr.1283, datë 23.12.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesit për pesë parcela ndërtimore me numra pasurie 10/150, 237/18, 7/416, 14/205, 1/357 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 3/163, sipas lidhjes M, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
14. Në vendimin nr.125, datë 17.2.2010, ndryshohen gjenealitetet për tri parcela ndërtimore me numra pasurie 5/226, 6/541, 4/238, sipas lidhjes N, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
15. Në vendimin nr.247, datë 13.4.2010, ndryshohen gjenealitetet për shtatë parcela ndërtimore me numra pasurie 63/230, 4/190, 5/802, 4/178, 27/232, 38/199, 1/375, 1/376, shfuqizohet kalimi i pronësisë për parcelën me numër pasurie 14/120 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelat me numra pasurie 158/141, 7/128, sipas lidhjes O, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
16. Në vendimin nr.404, datë 26.5.2010, ndryshon sipërfaqja për një parcelë ndërtimore me numër pasurie 3/387, ndryshohen gjenealitetet për parcelat ndërtimore me numra pasurie 37/149, 37/106 dhe ndryshon zona kadastrale për pasurinë me nr.26/36, sipas lidhjes P, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
17. Në vendimin nr.549, datë 7.7.2010, ndryshohen gjenealitetet për katër parcela ndërtimore me numra pasurie 8/60, 7/296, 18/335, 7/684, 7/431 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 30/184, sipas lidhjes Q, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
18. Në vendimin nr.646, datë 28.7.2010, ndryshohen gjenealitetet për pesë parcela ndërtimore me numra pasurie 1/271, 13/595, 10/279, 8/247, 2/448, 8/600, 436/143, ndryshon sipërfaqja për dy parcela me numra pasurie 6/90, 5/71 dhe ndryshon konfigurimi për parcelën me numër pasurie 9/59, sipas lidhjes R, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
19. Në vendimin nr.118, datë 17.2.2011, shfuqizohet vendimi i Këshillit të Ministrave për parcelën ndërtimore me numër pasurie 12/445, ndryshohen gjenealitetet për parcelat me numra pasurie 1/81, 6/393, 5/316 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 8/123, sipas lidhjes S, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
20. Në vendimin nr.117, datë 17.2.2011, ndryshohen gjenealitetet për parcelën me numër pasurie 5/364 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 12/397, sipas lidhjes SH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
21. Në vendimin nr.359, datë 4.5.2011, ndryshohen gjenealitetet për parcelat me numra pasurie 5/59, 8/886, 39/123, ndryshon sipërfaqja për parcelën ndërtimore me numër pasurie 4/234 dhe konfigurimi për parcelën me numër pasurie 6/67, sipas lidhjes T, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
22. Në vendimin nr.822, datë 23.11.2011, ndryshon konfigurimi për parcelën ndërtimore me numër pasurie 157/21, ndryshohen gjenealitetet për parcelat me numra pasurie 7/471, 5/93 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 5/840, sipas lidhjes U, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
23. Në vendimin nr.513, datë 1.8.2012, ndryshon sipërfaqja për parcelat me numra pasurie 18/245, 2/604 dhe ndryshohen gjenealitetet për katër parcela me numra pasurie 16/154,16/153, 6/75, 5/578, sipas lidhjes V, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
24. Në vendimin nr.512, datë 1.8.2012, ndryshohen gjenealitetet për parcelën me numër pasurie 6/369 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën ndërtimore me numër pasurie 50/224, sipas lidhjes X, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
25. Në vendimin nr.345, datë 24.4.2013, ndryshon konfigurimi për dy parcela ndërtimore me numra pasurie 14/21, 14/23 dhe shfuqizohet vendimi i Këshillit të Ministrave për pasuritë 17/25, 13/49, sipas lidhjes Z, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
26. Në vendimin nr.472, datë 30.5.2013, ndryshohen gjenealitetet për parcelën ndërtimore me numër pasurie 17/10, sipas lidhjes AA, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
27. Në vendimin nr.490, datë 18.6.2013, ndryshohen gjenealitetet për parcelat ndërtimore me numra pasurie 367/500, 7/249 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 145/100, sipas lidhjes AB, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
28. Në vendimin nr.279, datë 1.4.2015, ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 425/3, sipas lidhjes AC, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
29. Në vendimin nr.474, datë 3.6.2015, ndryshohen gjenealitetet për parcelën ndërtimore me numër pasurie 2/44, sipas lidhjes AD, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
30. Në vendimin nr.501, datë 10.6.2015, ndryshohen gjenealitetet dhe sipërfaqja për parcelën ndërtimore me numër pasurie 7/84/6, sipas lidhjes AE, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
31. Në vendimin nr.669, datë 29.7.2015, ndryshon sipërfaqja për parcelën ndërtimore me numër pasurie 11/160, sipas lidhjes AG, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
32. Në vendimin nr.615, datë 7.7.2015, ndryshon sipërfaqja për parcelat ndërtimore me numra pasurie 11/157, 19/24/1, sipas lidhjes AH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
33. Në vendimin nr.823, datë 7.10.2015, ndryshohen gjenealitetet për parcelat ndërtimore me numra pasurie 40/48, 9/913, 4/1082, sipas lidhjes AJ, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
34. Në vendimin nr.882, datë 30.10.2015, ndryshohen gjenealitetet për parcelën ndërtimore me numër pasurie 14/600, sipas lidhjes AK, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
35. Në vendimin nr.1094, datë 28.12.2015, ndryshohen gjenealitetet për parcelën ndërtimore me numër pasurie 270/95 dhe shfuqizohen parcelat me numra pasurie 1/756, 13/118, sipas lidhjes AL, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
36. Në vendimin nr.850, datë 7.12.2016, ndryshon zona kadastrale për parcelën me numër pasurie 8/107, sipas lidhjes AM, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
37. Në vendimin nr.446, datë 15.6.2016, ndryshohen gjenealitetet për katër parcela me numra pasurie 10/283, 10/173, 10/202, 10/203, sipas lidhjes AN, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
38. Në vendimin nr.89, datë 8.2.2017, ndryshohen gjenealitetet për parcelën me numër pasurie 12/65/1, sipas lidhjes AO, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
39. Në vendimin nr.712, datë 1.12.2017, ndryshohen gjenealitetet për parcelën me numër pasurie 9/7 dhe ndryshon sipërfaqja për parcelën me numër pasurie 36/272/1, sipas lidhjes AP, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
40. Në vendimin nr.713, datë 1.12.2017, ndryshon sipërfaqja për parcelat me numra pasurie 56/50 dhe 343/74, sipas lidhjes AQ, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
41. Në vendimin nr.810, datë 29.12.2017, ndryshohen gjenealitetet për parcelat me numra pasurie 115/12/5 dhe 28/100, sipas lidhjes AR, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

II. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRBËRJEN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 6/1, të ligjit nr.10107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ngritjen e Këshillit Kombëtar të Shëndetësisë, i cili kryesohet nga ministri përgjegjës për shëndetësinë dhe ka në përbërje, si më poshtë vijon:
a) Një përfaqësues nga Urdhri i Farmacistit;
b) Një përfaqësues nga Urdhri i Mjekut;
c) Një përfaqësues nga Urdhri i Infermierit;
ç) Një përfaqësues nga Urdhri i Stomatologut;
d) Dy personalitete të shquara në fushën e shëndetësisë, të përzgjedhur nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;
dh) Një përfaqësues nga Shoqata e Bashkive;
e) Një përfaqësues nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë;
ë) Një përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë;
f) Dy përfaqësues të shërbimit shëndetësor jopublik, të përzgjedhur nga ministri përgjegjës për shëndetësinë;
g) Një përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
2. Institucionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit, të përcjellin pranë ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë emrat e përfaqësuesve të tyre.
3. Këshilli Kombëtar i Shëndetësisë jep mendime për:
a) hartimin e strategjive dhe të programeve kombëtare në fushën e shëndetësisë;
b) përcaktimin e politikave prioritare shëndetësore;
c) përmirësime legjislative që ndikojnë në zhvillimin e politikave shëndetësore dhe përafrimin e tyre me ato evropiane;
ç) çështje të tjera të politikave shëndetësore me kërkesën e ministrit.
4. Pranë Këshillit ngrihet dhe funksionon edhe sekretariati, i cili përbëhet nga tre anëtarë, të cilët janë pjesë e administratës së ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë.
5. Këshilli mblidhet me kërkesë të kryetarit, jo më pak se tre herë në vit. Një mbledhje e Këshillit zhvillohet kur janë të pranishëm të paktën gjysma e anëtarëve të tij.
6. Mbledhja e Këshillit dhe rendi i ditës u njoftohen anëtarëve të Këshillit nga sekretariati, të paktën pesë ditë përpara datës së mbledhjes. Njoftimi për mbledhje duhet të përmbajë datën, orën, vendin e zhvillimit të mbledhjes, rendin e ditës dhe materialet mbështetëse, të cilat u dërgohen anëtarëve të Këshillit, në formë të shkruar dhe elektronike. Në çdo mbledhje të Këshillit mbahet procesverbali që pasqyron të gjitha diskutimet gjatë mbledhjes.
7. Këshilli, sipas rastit, kërkon për dhënie mendimi, ekspertë të ndryshëm të fushës, të cilët përzgjidhen me shumicë të votave të anëtarëve të Këshillit.
8. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E PLANIT TË KONSOLIDUAR KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR BURIMET E RINOVUESHME TË ENERGJISË, 2019-2020

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 6, të nenit 5, të ligjit nr.7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Planit të Konsoliduar Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, 2019-2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.179, datë 28.3.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, 2018-2020”, shfuqizohet.
3. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 300 (treqind) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve, është, si më poshtë vijon:
a) Për Qarkun Tiranë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë), numri i parcelave ndërtimore është 82 (tetëdhjetë e dy), me sipërfaqe të përgjithshme 23 497 (njëzet e tre mijë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë) m²;
b) Për Qarkun Berat (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat), numri i parcelave ndërtimore është 22 (njëzet e dy), me sipërfaqe të përgjithshme 6 121 (gjashtë mijë e njëqind e njëzet e një) m²;
c) Për Qarkun Shkodër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 3 (tre), me sipërfaqe të përgjithshme 522 (pesëqind e njëzet e dy ) m²;
ç) Për Qarkun Elbasan (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan), numri i parcelave ndërtimore është 62 (gjashtëdhjetë e dy), me sipërfaqe të përgjithshme 18 738 (tetëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e tetë) m²;
d) Për Qarkun Durrës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës), numri i parcelave ndërtimore është 24 (njëzet e katër), me sipërfaqe të përgjithshme 10 136 (dhjetë mijë e njëqind e tridhjetë e gjashtë) m²;
dh) Për Qarkun Gjirokastër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër dhe Tepelenë), numri i parcelave ndërtimore është 101 (njëqind e një), me sipërfaqe të përgjithshme 25 416 (njëzet e pesë mijë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë) m²;
e) Për Qarkun Vlorë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë), numri i parcelave ndërtimore është 6 (gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 1 430 (një mijë e katërqind e tridhjetë) m².
3. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë, Berat, Shkodër, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë të regjistrojnë brenda 5 (pesë) ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 e 16, të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së, si dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”.

4. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT NGA KATEGORIA E RESURSIT “TOKË BUJQËSORE” NË “TOKË URBANE”, TRUALL, TË PASURISË ME NUMËR 119/24, ZONA KADASTRALE 2632, BASHKIA POLIÇAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5/2, të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndryshimit të statusit nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 119/24, zona kadastrale 2632, Bashkia Poliçan, sipas certifikatës së pasurisë, hartës treguese dhe lidhjes nr.1, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës, Qarku Berat, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral (LN) ndryshimin e resursit nga “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 119/24, zona kadastrale 2632, Bashkia Poliçan.
3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Qarkut Berat dhe Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Poliçan për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA