Postuar më: 26 Qershor 2019

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Qershor 2019

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Qershor 2019:

V E N D I M
PËR

EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 5.3.2019, PËR ÇËSHTJEN “RINALDO MYRTAJ DHE TË TJERËT KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR KËRKESËN NR.62907/16)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ekzekutimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 5.3.2019, për çështjen “Rinaldo Myrtaj dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, në shumën 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro për kërkuesin Rinaldo Myrtaj; 39 000 (tridhjetë e nëntë mijë) euro për kërkuesen Mamude Myrtaj; 15 600 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) euro për kërkuesin Ilmi Deda; dhe 10 000 (dhjetë mijë) euro për kërkuesen Alma Rredhi.
2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku depozitohen shumat, në datën e kryerjes së pagesës.
3. Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesve Rinaldo Myrtaj, Mamude Myrtaj, Ilmi Deda dhe Alma Rredhi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet sipas vendimit përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 5.3.2019, për çështjen “Rinaldo Myrtaj dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, kërkesa nr.62907/16.
4. Pagimi i shumave të depozituara, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në favor të kërkuesve Rinaldo Myrtaj, Mamude Myrtaj, Ilmi Deda dhe Alma Rredhi të bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.
5. Mbi shumën e mësipërme, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, duke filluar nga data 28.6.2019 deri në datën e ekzekutimit të këtij vendimi, të paguhen interesa të thjeshta të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
6. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
7. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

FUNKSIONIMIN DHE MËNYRËN E ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARISË SË QENDRËS KOMBËTARE TË VEPRIMTARIVE TRADICIONALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Përcaktimin e funksionimit dhe të mënyrës së zhvillimit të veprimtarisë së Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale (në vijim, QKVT).
2. QKVT-ja është person juridik, publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me seli në Tiranë.
3. QKVT-ja financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme.
4. QKVT-ja ka për mision administrimin, studimin, kërkimin, evidentimin, ruajtjen, mbrojtjen, popullarizimin dhe promovimin e pasurive kulturore jomateriale e të diversitetit kulturor në nivel kombëtar, në bashkëpunim me subjekte publike e private.
5. QKVT-ja vepron në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në fushat e përgjegjësisë, si më poshtë vijon:
a) Trashëgimi kulturore jomateriale;
b) Diversitet kulturor.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË QENDRËS KOMBËTARE TË VEPRIMTARIVE TRADICIONALE

1. QKVT-ja ka përgjegjësitë, si më poshtë vijon:
a) Të organizojë punën për realizimin e detyrave dhe ushtrimin e përgjegjësive në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale lidhur me kushtet për rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e promovimin e saj;
b) Të organizojë punën për realizimin e detyrave dhe ushtrimin e përgjegjësive në fushën e diversitetit kulturor në nivel kombëtar.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I QENDRËS KOMBËTARE TË VEPRIMTARIVE TRADICIONALE

1. QKVT-ja e shtrin veprimtarinë e saj për trashëgiminë kulturore jomateriale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror.
2. QKVT-ja drejtohet dhe përfaqësohet nga drejtori, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e QKVT-së dhe përgjigjet para ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
3. Struktura dhe organika e QKVT-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
4. QKVT-ja funksionon në bazë të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, të këtij vendimi dhe statutit e të rregullores së miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
5. QKVT-ja realizon aktivitetin e saj në bashkëpunim me:
a) institucionet e tjera publike në varësi të ministrisë përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, organet e administratës qendrore, organet e qeverisjes vendore dhe institucione të tjera shkencore, kulturore, fetare, persona fizikë e juridikë për administrimin, studimin, kërkimin, evidentimin, ruajtjen, mbrojtjen, popullarizimin e promovimin e pasurive kulturore jomateriale dhe të diversitetit kulturor në nivel kombëtar.
b) UNESCO-n dhe me organizata të tjera ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale, promovimin e identitetit kulturor, si dhe ndërmerr nisma për njohjen e regjistrimin në nivel ndërkombëtar të vlerave kulturore jomateriale;
c) institucione të tjera të specializuara të sistemit të Akademisë së Shkencave, Akademisë së Studimeve Albanologjike, universiteteve përkatëse, si dhe institucione homologe ose organizma ndërkombëtarë në fushën e trashëgimisë kulturore.
6. Statuti dhe rregullorja, që përcaktojnë metodat e brendshme të punës së QKVT-së miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
7. Marrëdhëniet e punës së drejtorit, nëpunësve dhe të punonjësve të QKVT-së rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.
8. Drejtori i QKVT-së emërohet ose lirohet nga detyra nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore. Procedura e emërimit dhe e lirimit të tij përcaktohet në statutin e QKVT-së.
9. Drejtori i QKVT-së duhet të plotësojë kriteret profesionale, si më poshtë vijon:
a) Të ketë eksperiencë profesionale e të dokumentuar në fushën e tij të ekspertizës dhe të menaxhimit;
b) Nuk duhet të jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
10. QKVT-ja kryen detyrat, si më poshtë vijon:
a) Asiston ministrinë në ushtrimin e kompetencave të saj për zbatimin e politikave qeveritare në fushën e ruajtjes, mbrojtjes, promovimit dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore jomateriale;
b) Kërkon, verifikon dhe studion vlerat e trashëgimisë kulturore jomateriale;
c) Krijon dhe përditëson Regjistrin Kombëtar të Bartësve të Folklorit, Regjistrin e Vlerave të Trashëgimisë Jomateriale, listën e artizanëve, të cilët trashëgojnë dijebërje të ndryshme, Regjistrin e Kryeveprave të Trashëgimisë Jomateriale dhe listën e trashëgimisë kulturore jomateriale në rrezik;
ç) Krijon dhe mirëmban një hartë interaktive të trashëgimisë kulturore jomateriale në territorin e Republikës së Shqipërisë;
d) Lëshon dokumente, kopje të vërtetuara të tyre dhe kopje digjitale të arkivit, sipas tarifave të përcaktuara me udhëzim;
dh) Monitoron në terren të gjitha veprimtaritë e trashëgimisë jomateriale, që zhvillohen në rang vendi;
e) Përgatit raporte apo informacione për trashëgiminë jomateriale, të kërkuara nga organizmat ndërkombëtarë, dhe i paraqet ato pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale;
ë) Bashkëpunon me specialistët e trashëgimisë kulturore jomateriale pranë drejtorive rajonale të trashëgimisë kulturore, si dhe me institucionet kulturore-artistike, qendrore e vendore, shoqatat kulturore e individë të fushës së trashëgimisë jomateriale;
f) Organizon festivalet folklorike tipologjike kombëtare në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore;
g) Organizon Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucione të tjera shtetërore e private, bazuar në rregulloren e tij, i cili miratohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
gj) Propozon, për miratim, pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, “Kryevlerat Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”;
h) Nxjerr vendimin për konstatimin ose jo të interesit kulturor të pasurisë kulturore jomateriale, objekt verifikimi, në zbatim të nenit 58, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, pas vendimit të komisionit këshillimor;
i) Në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, merr masa dhe krijon kushte lehtësuese për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore jomateriale jashtë kufijve të vendit, të grupeve apo bartësve popullorë, për pjesëmarrje në turne, festivale apo takime ndërkombëtare të kësaj fushe.

11. Drejtori i QKVT-së ka kompetencat dhe përgjegjësitë, si më poshtë vijon:

a) Analizon, zbërthen dhe siguron zbatimin e vendimeve lidhur me politikat e ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore;
b) Është përgjegjës për hartimin e objektivave dhe zbatimin e planeve strategjike, në përputhje me objektivat dhe misionin e QKVT-së;
c) Planifikon, drejton e koordinon funksionimin e përgjithshëm të institucionit;
ç) Është sekretar i Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale;
d) Jep udhëzime lidhur me trajtimin e kërkesave që i kalojnë për shqyrtim Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale;
dh) Identifikon mundësitë për menaxhim të fondeve publike dhe të performancës së institucionit;
e) Ndjek e raporton zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga konventat, protokollet dhe marrëveshjet një-ose shumëpalëshe;
ë) Bashkërendon punën me institucionet monitoruese, me qëllim që konkluzionet dhe rekomandimet e monitorimit të përfshihen në programet dhe politikat që ndjek ministria;
f) Emëron dhe shkarkon punonjësit e QKVT-së në bazë të Kodit të Punës dhe të rregullores së brendshme të QKVT-së.
12. QKVT-ja ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema e QKVT-së përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale”.
13. Vula e QKVT-së ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

1. Struktura dhe organika e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale miratohet me urdhër të Kryeministrit, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

2. Statuti i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale miratohet nga ministri i Kulturës, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
3. Deri në fillimin e funksionimit të plotë, të miratimit të strukturës dhe organikës së Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, sipas këtij vendimi, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike vazhdon të kryejë funksionet e saj sipas strukturës dhe organikës në fuqi.
4. Punonjësit aktualë të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike riorganizohen sipas strukturës dhe organikës se re të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale. Ky proces udhëhiqet nga Ministria e Kulturës dhe zbatohet nga QKVT-ja, në përputhje me përcaktimet e Kodit të Punës.
5. Ngarkohet Ministria e Kulturës, që, në përputhje me ligjin nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të bëjë transferimin e fondeve buxhetore nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike (QKVF) te Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale (QKVT).
6. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

FUNKSIONIMIN, ORGANIZIMIN DHE MËNYRËN E ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARISË SË MUZEUT KOMBËTAR TË PËRGJIMEVE “SHTËPIA ME GJETHE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 208, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe tё nenit 44, tё ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Përcaktimin e funksionimit dhe të mënyrës sё organizimit dhe zhvillimit të veprimtarisë së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”.
2. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” është person juridik, publik, buxhetor, i cili ushtron veprimtarinë e tij si një institucion i specializuar në fushën muzeore, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me seli në Tiranë.
3. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” është muze qendror, i specializuar, publik, qё gëzon statusin “Muze kombëtar”.
4. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtёpia me gjethe” ka për mision përkujtimin e dhunës psikologjike të regjimit komunist dhe kontrollin e qytetarëve nëpërmjet përgjimeve të kryera nga ish-Sigurimi i Shtetit.
5. Burimet e financimit tё Muzeut Kombëtar tё Përgjimeve “Shtёpia me gjethe” janё, si më poshtë vijon:
a) Buxheti i shtetit;
b) Burime tё tjera sipas legjislacionit nё fuqi.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TЁ MUZEUT KOMBËTAR TЁ PЁRGJIMEVE “SHTЁPIA ME GJETHE”

1. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” ka përgjegjësitë, si më poshtë vijon:
a) Të organizojё punёn pёr ekspozimin, pasurimin, propagandimin, studimin e mbrojtjen e vlerave tё trashëgimisë kulturore dhe të kujtesës kolektive tё lidhura me dhunën psikologjike të regjimit komunist dhe kontrollin e qytetarëve nëpërmjet përgjimeve të kryera nga ish-Sigurimi i Shtetit;
b) Tё organizojё punёn pёr tё siguruar dokumentimin e fakteve historike dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore tё lidhur me përkujtimin e dhunës psikologjike të regjimit komunist dhe kontrollin e qytetarëve nëpërmjet përgjimeve të kryera nga ish-Sigurimi i Shtetit;
c) Tё ofrojё shërbime pёr publikun nё funksion tё përmbushjes sё përgjegjësive funksionale tё tij.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I MUZEUT KOMBËTAR TЁ PЁRGJIMEVE “SHTЁPIA ME GJETHE”

1. Muzeu Kombёtar i Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” organizohet nё nivel qendror.
2. Muzeu Kombёtar i Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” funksionon në bazë të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, të këtij vendimi, të statutit dhe të rregullores së tij.
3. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtёpia me gjethe” e realizon veprimtarinë e tij nё bashkëpunim me:
a) organet e administratës shtetërore qendrore dhe organet e vetëqeverisjes vendore;
b) rrjetin muzeor shqiptar;
c) muzetë kombëtarë, muzetë tipologjikë, muzetë vendorë, muzetë privatë, për të tërhequr në fondet e tij objekte me vlera të veçanta, si dhe për ekspozita e aktivitete të tjera të përbashkëta;
ç) institucionet shkencore, kulturore, artistike e fetare, individët, personat fizikë e juridikë, privatë, për evidentimin, grumbullimin dhe restaurimin e objekteve, pjesë e fondit të tij, që janë vlera materiale të trashëgimisë kulturore;
d) institucionet e huaja simotra nëpërmjet marrëveshjeve ndërkombëtare, duke marrё nё çdo rast miratimin e ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.
4. Struktura dhe organika e Muzeut Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” miratohet me urdhër tё Kryeministrit, sipas përcaktimeve nё legjislacionin nё fuqi pёr organizimin dhe funksionimin e administratës shtetёrore.
5. Statuti dhe rregullorja, që përcaktojnë metodat e brendshme të punës së Muzeut Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
6. Marrëdhëniet juridike të punës sё drejtorit, nëpunësve dhe të punonjësve tё Muzeut Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” rregullohen nё bazё tё dispozitave tё Kodit tё Punёs.
7. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” kryen detyrat, si më poshtë vijon:
a) Zbaton politikën e Ministrisë së Kulturës në fushën e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, në fushën e ekspozimit, të pasurimit, propagandimit, studimit, mbrojtjes, konservimit dhe të restaurimit të vlerave të trashëgimisë kulturore e të kujtesës kolektive;
b) Ruan e studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike e kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis që nxit edukimin e argëtimin;
c) Siguron disponueshmërinë e koleksioneve të muzeut për vizitorët dhe studiuesit;
ç) Bashkëpunon me subjektet arsimore, duke u ofruar personave të të gjitha moshave mundësi për të mësuar nëpërmjet kontaktit me materiale origjinale;
d) Organizon aktivitete, të cilat përmbushin vizionin dhe misionin e tij në përkujtimin e dhunës psikologjike të regjimit komunist e të kontrollit të qytetarëve përmes ish-Sigurimit të Shtetit;
dh) Organizon, brenda dhe jashtë vendit, çeljen e ekspozitave, me objektet që disponon, në përputhje me legjislacionin nё fuqi;
e) Përgatit pasaportën shkencore të çdo objekti ekzistues apo të ri, që bёhet pjesё e fondit tё tij dhe ia përcjell për regjistrim Institutit Kombëtar tё Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore;
ë) Kryen hulumtime profesionale e shkencore për mbledhjen, vlerësimin, dhe ekspozimin e objekteve që disponon;
f) Nxit e inkurajon, nëpërmjet projekteve, veprimtarinë kërkimore-shkencore lidhur me fondet që administron për studiuesit në fushën e historisë dhe punonjësve në fushën e muzeologjisë;
g) Inkurajon dialogun me dhe ndërmjet qytetarëve për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen shqiptare.
8. Muzeu Kombëtar i Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” drejtohet nga drejtori i muzeut, i cili organizon e drejton tё gjithë veprimtarinë e institucionit dhe përgjigjet përpara ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
9. Drejtori i Muzeut Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” emërohet ose lirohet nga detyra nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, sipas kritereve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Muzeve. Drejtori emërohet pёr njё mandat tre-vjeçar. Procedura e emërimit dhe e lirimit tё tij përcaktohet nga ministri nё rregulloren pёr metodat e brendshme tё punës dhe sjelljen e personelit.
10. Drejtori i Muzeut Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” duhet të plotësojë kriteret profesionale, si më poshtë vijon:
a) Të ketë përvojë profesionale dhe të dokumentuar në fushën e tij të ekspertizës dhe të menaxhimit;
b) nuk duhet të jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
11. Drejtori i Muzeut Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” ka kompetencat, si më poshtë vijon:
a) Drejton veprimtarinë e Muzeut Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe”, në përputhje me legjislacionin në fuqi, statutin e institucionit dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të tij;
b) Përfaqëson Muzeun Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” në marrëdhënie me të tretët;
c) Ka të drejtë të lidhë marrëveshje për shkëmbimin e fondeve muzeore, pas marrjes sё miratimit nga Këshilli Kombëtar i Muzeve. Procedura e ndjekur nё këtë rast bёhet sipas nenit 225, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”;
ç) Merr masa mbrojtëse dhe ruajtjeje lidhur me fondin kombëtar të muzeut;
d)Emëron dhe liron nga detyra, në përputhje me ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e punës, të gjithë punonjësit e muzeut;
dh) Nxjerr urdhra e udhëzime me karakter të brendshëm për punonjësit e Muzeut Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe”;
e) Çdo kompetencë tjetër, në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.
12. Muzeu Kombëtar i Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” ka logon dhe vulën e tij zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Kulturës, Muzeu Kombëtar i Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe””, sipas legjislacionit në fuqi.
13. Vula e Muzeut Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
1. Struktura dhe organika e Muzeut Kombëtar tё Pёrgjimeve “Shtёpia me gjethe” miratohet me urdhër të Kryeministrit brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
2. Statuti i Muzeut Kombëtar tё Përgjimeve “Shtёpia me gjethe” miratohet nga ministri i Kulturës brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
3. Deri nё fillimin e funksionimit tё plotё tё Muzeut Kombёtar tё Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”, sipas kёtij vendimi, muzeu kombëtar “Gjethi” vazhdon tё kryejё funksionet e tij dhe funksionon sipas strukturës dhe organikës nё fuqi.
4. Punonjësit aktualë të muzeut kombёtar “Gjethi” riorganizohen sipas strukturës dhe organikës së re. Ky proces udhëhiqet nga drejtues të lartë të Ministrisë së Kulturës, nën mbikëqyrjen e ministrit të Kulturës.
5. Ngarkohet Ministria e Kulturës, në përputhje me ligjin nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të bëjë transferimin e fondeve buxhetore nga muzeu kombëtar “Gjethi” te Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe”.
6. Vendimi nr.208, datё 15.3.2017, i Këshillit tё Ministrave, “Për krijimin e muzeut kombëtar “Gjethi””, shfuqizohet.
7. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

FUNKSIONIMIN DHE MËNYRËN E ZHVILLIMIT TË VEPRIMTARISË SË INSTITUTIT KOMBËTAR TË REGJISTRIMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 28, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, dhe të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Përcaktimin e funksionimit dhe të mënyrës së zhvillimit të veprimtarisë së Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (në vijim, IKRTK).
2. IKRTK-ja është person juridik, publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me seli në Tiranë.
3. IKRTK-ja financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme.
4. IKRTK-ja ka për mision krijimin, ruajtjen e përditësimin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore, në formë elektronike dhe të shkruar.
5. IKRTK-ja vepron në tё gjithë territorin e Republikës sё Shqipërisë, në fushat e përgjegjësisë, si më poshtë vijon:
a) Regjistrimin, katalogimin informatik, dokumentimin, vlerësimin, promovimin e trashëgimisë kulturore;
b) Monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare brenda e jashtë Republikës së Shqipërisë.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË INSTITUTIT KOMBËTAR TË REGJISTRIMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE

1. IKRTK-ja ka këto përgjegjësi:
a) Të organizojë punën për realizimin e detyrave dhe ushtrimin e përgjegjësive në regjistrimin, katalogimin informatik, dokumentimin, vlerësimin e promovimin e trashëgimisë kulturore;
b) Të organizojë punën për realizimin e detyrave dhe ushtrimin e përgjegjësive në monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë e të lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë;
c) Të organizojë punën për ofrimin e shërbimeve organeve të administratës shtetërore qendrore, të pushtetit vendor, të institucioneve shkencore, kulturore apo fetare, të personave fizikë e juridikë privatë për evidentimin, regjistrimin dhe katalogimin e pasurive kulturore;
ç) Të organizojë punën për dokumentimin, sipas kritereve shkencore të trashëgimisë kulturore, të mbikëqyrë e të monitorojë respektimin e të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes, me qëllim identifikimin, studimin, botimin dhe promovimin, ruajtjen e administrimin e database-it kombëtar të pasurive kulturore dhe të kontribuojë për rritjen e ndërgjegjësimit, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e pasurive kulturore në nivel kombëtar.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I INSTITUTIT KOMBËTAR TË REGJISTRIMIT TË TRASHËGIMISË KULTURORE (IKRTK)

1. IKRTK-ja e shtrin veprimtarinë e tij për trashëgiminë kulturore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në:
a) nivel qendror të regjistrimit të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet drejtorisë qendrore;
b) nivel rajonal, nëpërmjet zyrave rajonale të IKRTK-së dhe zyrave të eksportit të pasurive kulturore të luajtshme, të cilat funksionojnë pranë DRTK-ve.
2. IKRTK-ja menaxhon aktivitetin e zyrave rajonale dhe zyrave të eksportit të pasurive kulturore të luajtshme, sipas parashikimeve të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe të muzeve.
3. Pranë IKRTK-së funksionon Komisioni Këshillimor për Vlerësimin dhe Identifikimin e Vlerave Kulturore në pasuritë e luajtshme.
4. IKRTK-ja është institucion kombëtar i specializuar shkencor, i cili, në përmbushje të funksioneve të veta, bashkërendon punën me:
a) institucione publike në varësi të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore;
b) organe të administratës qendrore dhe organe të qeverisjes vendore;
c) institucione të tjera shkencore, kulturore, fetare;
ç) individë, persona fizikë e juridikë për regjistrimin, katalogimin informatik, dokumentimin, vlerësimin, promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare;
d) institucione të tjera të specializuara të sistemit të Akademisë së Shkencave, Akademisë së Studimeve Albanologjike, si dhe institucione homologe ose organizma ndërkombëtarë në fushën e trashëgimisë kulturore;
dh) organizata ndërkombëtare lidhur me implementimin e standardeve në fushën e dokumentimit, të regjistrimit, të monitorimit të qarkullimit të pasurive kulturore, luftën kundër trafikimit të pasurive kulturore, si dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të operatorëve, pjesë të strukturave shtetërore, sistemit doganor, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të specializuara për trashëgiminë kulturore;
e) institucionet e vetëqeverisjes vendore.
5. IKRTK-ja drejtohet e përfaqësohet nga drejtori, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e IKRTK-së dhe përgjigjet para ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
6. Struktura dhe organika e IKRTK-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
7. IKRTK-ja funksionon në bazë të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, të këtij vendimi dhe të statutit e të rregullores së miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.
8. Statuti dhe rregullorja që përcaktojnë metodat e brendshme të punës së IKRTK-së miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

9. Marrëdhëniet e punës së drejtorit dhe të nëpunësve të IKRTK-së rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës.
10. Drejtori i IKRTK-së duhet të plotësojë kriteret profesionale, si më poshtë vijon:
a) Të ketë eksperiencë profesionale e të dokumentuar në fushën e tij të ekspertizës dhe të menaxhimit;
b) Nuk duhet të jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
11. IKRTK-ja kryen detyrat, si më poshtë vijon:

a) Regjistron e dokumenton të gjitha pasuritë kulturore, materiale dhe jomateriale, si dhe pasuritë e peizazhit në pronësi publike e private në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Regjistron në kartelat e pasurive kulturore vendimet e këshillave kolegjialë të trashëgimisë kulturore;
c) Regjistron transferimet e pasurive kulturore ndërmjet pushtetit qendror dhe njësive të vetëqeverisjes vendore ose të institucioneve të tjera publike vendore;
ç) Regjistron lejet për ndërhyrjet ruajtëse të miratuara nga KKTKM-ja;
d) Regjistron masat e mbrojtjes indirekte në regjistrat e pasurive;
dh) Regjistron objektet muzeore, koleksionet, si dhe lidhjen ose jo të objekteve muzeore me koleksionet, që janë pjesë përbërëse e trashëgimisë kulturore;
e) Harton platformën për regjistrimin e të gjitha pasurive kulturore të luajtshme e të paluajtshme, që ruhen nga rrjeti muzeor i vendit, nga galeritë e artit, personat privatë, institucionet e specializuara vendore e kombëtare dhe bashkësitë fetare të regjistruara me ligj, për krijimin dhe përditësimin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore;
ë) Harton dhe mban regjistrin e ekspertëve vlerësues të pasurive kulturore të luajtshme;
f) Harton masat për ruajtjen, mbrojtjen, mirëmbajtjen, administrimin, tjetërsimin e qarkullimin e objekteve muzeore dhe të koleksioneve muzeore me propozim të përbashkët me IKTK-në;
g) Administron Katalogun Kombëtar të Pasurive Kulturore, nëpërmjet sistemit informatik kombëtar të administrimit të trashëgimisë kulturore, si dhe regjistrat kombëtarë të vlerave kulturore materiale e jomateriale;
gj) Administron katalogun e Fondit Muzeor Kombëtar;
h) Administron bazën shtetërore tё të dhënave të pasurive kulturore;
i) Administron bazën e të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura;
j) Asiston ministrinë në ushtrimin e kompetencave për zbatimin e politikave qeveritare në fushën e trashëgimisë kulturore për funksionet që IKRTK-ja ka kompetencë;
k) Administron e përditëson Regjistrin Kombëtar të Pasurive Jomateriale dhe të Pasurive Materiale, në përputhje me seksionet përkatëse të pasurive kulturore të paluajtshme, si dhe të pasurive kulturore të luajtshme e të koleksioneve;
l) Administron një Regjistër Kombëtar të Licencave të Eksportit të Pasurive Kulturore;
ll) Administron Regjistrin e Tregtimit të Pasurive Kulturore;
m) Administron një kopje të dokumentacionit të marrjes në dorëzim të punimeve të ndërhyrjeve në pasuritë e paluajtshme;
n) Administron një kopje të listës së lejeve të ndërhyrjeve në pasuritë e peizazhit;
nj) Lëshon certifikata regjistrimi të pasurive kulturore, të luajtshme e të paluajtshme dhe, në rast të humbjes së saj, lëshon një dublikatë;
o) Lëshon dokumentacionin për ekzistencën e objekteve muzeore në muze, për krijimin dhe regjistrimin e muzeve ekzistues e të rinj;
p) Lëshon vërtetim për kopjet e autorizuara të çdo objekti muzeor;
q) Mbikëqyr e monitoron respektimin e të drejtave të pronësisë dhe të lëvizjes së pasurive kulturore kombëtare;
r) Mbikëqyr zbatimin apo shkeljen e procedurave (regjimit) të qarkullimit kombëtar dhe ndërkombëtar të certifikuar të pasurive kulturore të luajtshme;
rr) Asiston dhe denoncon pranë inspektoratit përgjegjës për trashëgiminë kulturore;
s) Zhvillon metodologjinë për dokumentimin e katalogimin e pasurive kulturore, si dhe koordinon bashkëpunimin me njësitë territoriale në fushën e pasurive kulturore;
sh) Kryen regjistrimin on-line të pasurive kulturore kombëtare dhe të çdo procedure për identifikim e regjistrim;
t) Monitoron procedurat e eksportit për qarkullimin kombëtar e ndërkombëtar, të certifikuar, të pasurive kulturore të luajtshme, në bashkëpunim me institucionet doganore dhe Policinë e Shtetit. Parashikon masat e nevojshme, me qëllim që pasuritë të mos pësojnë dëmtime gjatë transportit në rastin kur mbajtësi i pasurive kulturore ndryshon vendbanimin ose selinë, ndryshim, i cili deklarohet paraprakisht në drejtorinë rajonale të trashëgimisë kulturore përkatëse;
th) I propozon ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore mundësinë e parablerjes së pasurive kulturore;
u) Koordinon procesin e pasqyrimit tё të dhënave në regjistrat e tjerë publikë për pasuritë e trashëgimisë kulturore të deklaruara;
v) Miraton çdo vit listën e çmimeve të referencës për pasuritë kulturore;
x) I jep mendim Këshillit Kombëtar të Muzeve për përcaktimin e vlerës maksimale të transaksionit për pasurimin e fondit muzeor.

12. Zyrat rajonale të IKRTK-së dhe zyrat e eksportit të pasurive kulturore të luajtshme kanë për detyrë:
a) regjistrimin on-line të pasurive kulturore kombëtare dhe të çdo procedure për identifikim e regjistrim;
b) zbatimin e monitorimin e procedurave të eksportit për qarkullimin kombëtar dhe ndërkombëtar, të certifikuar, të pasurive kulturore të luajtshme, në bashkëpunim me institucionet doganore dhe Policinë e Shtetit.
13. Drejtori i IKRTK-së ka kompetencat dhe përgjegjësitë, si më poshtë vijon:
a) Nxjerr vendimin për verifikimin e interesit kulturor në bazë të vendimit të Komisionit Këshillimor për Vlerësimin dhe Identifikimin e Vlerave Kulturore për Pasuritë e Luajtshme;
b) Shqyrton ankimin ndaj vendimit të zyrës për çështjet e eksportit për refuzimin e kërkesës për lëshimin e licencës së qarkullimit të lirë ose të përkohshëm. Ndaj vendimit të titullarit të IKRTK-së mund të ushtrohet ankim në gjykatën kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative;
c) Shpall në “mbrojtje paraprake” pasuritë kulturore të luajtshme, të cilat, pas verifikimit, janë identifikuar si pasuri me vlera kulturore;
ç) Akordon licencat e eksportit/importit të pasurive kulturore, në mbështetje me parashikimet e ligjit nr.27/2018 dhe të klasifikuara në dy kategori:
i. Licenca eksporti tё pasurive kulturore për qarkullimin e lirë të pasurive kulturore nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt vendeve të tjera me afat 3-vjeçar dhe licenca për qarkullimin e përkohshëm të pasurive kulturore nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt vendeve të tjera me afat të përcaktuar jo më shumë se 18 (tetëmbëdhjetë) muaj.
ii. Licenca importi tё pasurive kulturore për hyrjen e pasurive kulturore në territorin e Republikës së Shqipërisë.
14. IKRTK-ja ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema e IKRTK-së përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Kulturës, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore”.
15. Vula e IKRTK-së ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

1. Struktura dhe organika e Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore miratohet me urdhër të Kryeministrit, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
2. Statuti i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore miratohet nga ministri i Kulturës, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
3. Deri në fillimin e funksionimit të plotë, të miratimit të strukturës dhe të organikës së Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, sipas këtij vendimi, Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore vazhdon të kryejë funksionet e saj sipas strukturës dhe organikës në fuqi.
4. Punonjësit aktualë të QKIPK-së riorganizohen sipas strukturës dhe organikës se re të Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore. Ky proces udhëhiqet nga Ministria e Kulturës dhe zbatohet nga IKRTK-ja, në përputhje me përcaktimet e Kodit të Punës.
5. Ngarkohet Ministria e Kulturës, që, në përputhje me nenin 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të bëjë transferimin e fondeve buxhetore nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore te Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.
6. Vendimi nr.142, datë 27.3.1995, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore”, i ndryshuar, dhe çdo akt tjetër nënligjor që bie ndesh me parashikimet e këtij vendimi shfuqizohen.
7. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM NOTASH, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR PROJEKTIN “OFRIMI I SHËRBIMEVE ME NË QENDËR QYTETARIN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për projektin “Ofrimi i shërbimeve me në qendër qytetarin”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT FINANCIAR USHTARAK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, SI DHE TË PROTOKOLLIT ZBATUES NË LIDHJE ME ASISTENCËN FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, sipas teksteve të marrëveshjes dhe protokollit, bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.46, DATË 30.1.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE SPITALORE NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PËR VITIN 2019”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, dhe të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shtojca 2, bashkëlidhur vendimit nr.46, datë 30.1.2019, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për spitalet për vitin 2019.
3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.175, DATË 8.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE MËSIMORË DHE TË PUNONJËSVE TË TJERË JOMËSIMORË, NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në lidhjen nr.1, “Struktura e pagës për punonjësit mësimorë të arsimit parauniversitar”, që përmendet në pikën 2, të vendimit nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Në rreshtat me numrat rendorë 13 dhe 14, fjalët “… ciklin e ulët …” zëvendësohen me “… arsimin fillor …”.
2. Rreshti me numrin rendor 15 ndryshohet, si më poshtë vijon:

15 Mësues në arsimin fillor në shkollat 9–vjeçare

Instruktor i praktikës profesionale 3 2% e PG 5% e PG
10% e PG
15% e PG 34.000

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill 2019.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MËNYRËN E ORGANIZIMIT, TË FUNKSIONIMIT, SI DHE KRITERET E PËRZGJEDHJES SË ANËTARËVE TË KOMITETEVE SEKTORIALE DHE MËNYRËN E SHPËRBLIMIT TË TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 11, të ligjit nr.10247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komitetet sektoriale, të krijuara me ligjin nr.10247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, të ndryshuar, organizohen në formën e grupeve teknike për çdo sektor, jo më shumë se 10 komitete, me përbërje jo më shumë se 10 (dhjetë) anëtarë, përfaqësues të sektorit publik e privat, si më poshtë vijon:
a) Një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për arsimin;
b) Një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional;
c) Një përfaqësues nga ministria/të përgjegjëse për sektorin/ët përkatës të veprimtarive ekonomike;
ç) Një përfaqësues nga shoqatat e punëdhënësve të sektorit përkatës, me numrin më të madh të anëtarëve në sektorin përkatës;
d) Një përfaqësues nga shoqatat e punëmarrësve të sektorit përkatës, me numrin më të madh të anëtarëve në sektorin përkatës;
dh) Një përfaqësues nga institucionet ofruese të arsimit dhe formimit profesional (AFP) të sektorit përkatës, me numrin më të madh të nxënësve/kursantëve në sektorin përkatës;
e) Një përfaqësues të biznesit me praktika të pasura në zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin përkatës;
ë) Një deri në tre ekspertë të pavarur, me përvojë jo më pak se 5 (pesë) vjet në zhvillimin dhe zbatimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve
2. Kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve të komitetit sektorial janë, si më poshtë vijon:
a) Anëtarët e komitetit sektorial, përfaqësues sipas shkronjave “a”, “b”, “c” dhe “dh”, të pikës 1, të këtij vendimi, duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
i. Të jenë njohës të mirë të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, në vijim KSHK;
ii. Të kenë përvojë të provuar për zhvillimin dhe zbatimin e KSHK-së;
iii. Të jenë njohës të mirë të sektorit përkatës.
b) Anëtarët e komitetit sektorial, përfaqësues sipas shkronjave “ç”, “d”, “dh” dhe “e”, të pikës 1, të këtij vendimi, përveç kritereve të parashikuara në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij vendimi, duhet të kenë eksperiencë të provuar, të paktën 3 (tre) vjet në sektorin përkatës.
3. Anëtarët e komiteteve sektoriale zgjidhen për një periudhë 4-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje dhe në rast zëvendësimi, anëtari vazhdon mandatin e paraardhësit.
4. Përzgjedhja e anëtarëve të parashikuar në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “dh”, të pikës 1, të këtij vendimi, bëhet nga ministria përgjegjëse respektive, bazuar në plotësimin e kritereve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi.
5. Përzgjedhja e anëtarëve të parashikuar në shkronjat “ç”, “d”, “e” dhe “ë”, të pikës 1, të këtij vendimi, për anëtar të Komitetit Sektorial, kryhet nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, në vijim AKAFPK. Kjo e fundit, në përzgjedhjen e kandidatit bazohet në plotësimin e kritereve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, si dhe meritës, sipas dokumentacionit të depozituar pranë saj nga kanditatët.
6. Në rast nevoje, në komitetin sektorial mund të përfshihen më shumë se një ekspert, të parashikuar në shkronjën “ë”, të pikës 1, të këtij vendimi, pa tejkaluar në çdo rast numrin prej 10 (dhjetë) anëtarësh të komitetit sektorial.
7. Në mbledhjet e komitetit sektorial mund të ftohen të marrin pjesë përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes vendore, të institucioneve të arsimit të lartë etj. Pjesëmarrja në këto takime mund të bëhet në kuadrin e ftesës së bërë për këtë qëllim dhe/apo interesit të shprehur me shkrim nga ana e institucioneve të interesuara.
8. Komiteti funksionon në përputhje me dispozitat e ligjit nr.8480, datë 27.5.1999, “Për funksionimin e organeve kolegjiale shtetërore dhe enteve publike” dhe në bazë të rregullores të miratuar me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për arsimin dhe ministrit përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional, e cila miratohet jo më vonë se 3 (tre) muaj nga ngritja e komitetit sektorial përkatës, me propozim nga ky i fundit.
9. Kryetari zgjidhet në mbledhjen e parë të komitetit dhe, si rregull, duhet të jetë anëtari me më shumë eksperiencë në çështjet që trajton ky komitet dhe në zhvillimin e zbatimin e KSHK-së.
10. Veprimtaria e komitetit sektorial ushtrohet pranë AKAFPK-së dhe mbështetet nga sekretariati teknik, i cili përbëhet nga punonjës të AKAFPK-së, të përcaktuar me urdhër të titullarit të institucionit.
11. Sekretariati Teknik i Komiteteve Sektoriale është përgjegjës për mbështetjen administrative dhe organizative të komiteteve sektoriale, për mundësimin e ekspertizës së nevojshme për çështje të caktuara, si dhe lehtësimin e komunikimit të komiteteve sektoriale ndërmjet tyre dhe me institucionet e tjera. Rregullorja e funksionimit të sekretariatit teknik miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional dhe të ministrit përgjegjës për arsimin.
12. Komiteti mblidhet rregullisht, të paktën 1 (një) herë në 3 (tre) muaj.
13. Ngritja dhe përbërja e komiteteve sektoriale miratohen me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për arsimin dhe të ministrit përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. AKAFPK-ja propozon sektorin/ët ekonomik/ë për të cilin/ët ngrihen komitetet sektoriale, në bazë të një analize të thelluar të zhvilluar për këtë qëllim dhe në bashkëpunim me partnerët socialë, duke angazhuar ekspertizën përkatëse për të zhvilluar analizat e kërkuara, nëse lind nevoja.
14. Shpërblimi për pjesëmarrje në mbledhje për çdo anëtar të komitetit sektorial bëhet sipas përcaktimeve të bëra në vendimin normativ të masës së shpërblimit të këshillave, bordeve ose komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore.
15. Funksionimi i komiteteve sektoriale dhe shpërblimi i anëtarëve të tyre përballohen nga buxheti i shtetit i miratuar për AKAFPK-në.
16. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE BRENDA PROGRAMEVE TË MIRATUARA NË BUXHETIN E VITIT 2019, PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”, dhe të nenit 18, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në buxhetin e vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:
a) Në programin buxhetor “Shërbimet e kujdesit parësor”, në artikullin 604, “Të tjera transferime korrente të brendshme”, të pakësohet fondi prej 749 300 000 (shtatëqind e dyzet e nëntë milionë e treqind mijë) lekësh.
b) Në programin buxhetor “Shërbimet e kujdesit dytësor”, në artikullin 604, “Të tjera transferime korrente të brendshme”, të shtohet fondi prej 749 300 000 (shtatëqind e dyzet e nëntë milionë e treqind mijë) lekësh.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e ketij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK PËR KËRKESAT THELBËSORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË PAJISJEVE TË TRANSPORTUESHME NËN PRESION

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 7, 12, 13 dhe 22, të ligjit nr.32/2016, “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion”, dhe të neneve 5, 6, e 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullit teknik për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve të transportueshme nën presion, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLAVE TË NDALIMIT TË EKSPORTIT TË MËRKURIT METALIK, KOMPONIMEVE DHE PËRZIERJEVE TË CAKTUARA TË MËRKURIT, RUAJTJES SË SIGURT TË MËRKURIT METALIK DHE TË KRITEREVE SPECIFIKE TË RUAJTJES SË MËRKURIT METALIK TË KONSIDERUAR SI MBETJE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 23, të ligjit nr.27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullave për ndalimin e eksportit të mërkurit metalik, komponimeve dhe përzierjeve të caktuara të mërkurit, ruajtjen e sigurt të mërkurit metalik dhe të kritereve specifike të ruajtjes së mërkurit metalik të konsideruar si mbetje, sipas tekstit dhe shtojcave I, II, III, IV e V, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen ministria përgjegjëse për mjedisin, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ministria përgjegjëse për shëndetësinë, ministria përgjegjëse për industrinë, inspektorati shtetëror përgjegjës për mjedisin, inspektorati shtetëror përgjegjës për tregtinë, inspektorati shtetëror përgjegjës për industrinë dhe minierat, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe operatorët ekonomikë, të përmendur në këtë vendim, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet juridike pas datës 1 janar 2020.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

SHKËMBIMIN E PRONËS/PASURIVE ME NR.171/59, NR.171/143, ZONA KADASTRALE 3963, ME SIPËRFAQE 12000 M2, ME PASURITË ME NR.401/5, NR.401/3, NR.53/46, NR.53/33, ZONA KADASTRALE 2735, ME SIPËRFAQE 9956 M2

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, 5, 6, 10, 11, 13 e 14, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të nenit 757, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shkëmbimin e pronës shtetërore, “rrugë ngastrash”, “arë”, me numra pasurie: 401/5, 401/3, 53/46, 53/33, zona kadastrale 2735, fshati Mullet, Bashkia Tiranë, me sipërfaqe prej 9 956 m2, në përgjegjësi administrimi të Bashkisë Tiranë, me pasuritë me numër 171/59 dhe 171/143, zona kadastrale 3963, me sipërfaqe prej 12000 m2, në pronësi të shoqërisë “Classic S&J”, sh.p.k., sipas certifikatave të pasurisë e kartelave të pasurive të paluajtshme, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Shkëmbimi i pronave të kryhet pa shpërblim apo kompensim mbi vlerën e tyre.
3. Shkëmbimi të realizohet nëpërmjet një kontrate shkëmbimi me shoqërinë “Clasicc S&J”, sh.p.k., e cila do të nënshkruhet nga Bashkia Tiranë.
4. Pas shkëmbimit, pasuritë me numër 171/59 e 171/143, zona kadastrale 3963, të përdoren nga Bashkia Tiranë.
5. Ngarkohen Bashkia Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION DHE ASFALTIM I RRUGËS MARQINET-1 DHE LAGJJA “LLANAJ””, NË BASHKINË E VORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës Marqinet -1 dhe Lagjja “Llanaj””, në Bashkinë e Vorës.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Vorë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 719.2 m², me vlerë të përgjithshme prej 322 201(treqind e njëzet e dy mijë e dyqind e një) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 322 201(treqind e njëzet e dy mijë e dyqind e një) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë Vorë, planifikuar në buxhetin e saj me vendim të këshillit bashkiak.
5. Shpronësimi të fillojë menjëherë dhe të përfundojë tre muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
6. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Brendshme.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi pasi të kenë paraqitur pranë Bashkisë Vorë certifikatën e pronësisë, hartën treguese të regjistrimit si dhe kartelën e pasurisë.
8. Afati i përfundimit të punimeve të objektit në Bashkinë Vorë të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.
9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Vorë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Vorë.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARË VETË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI I SHESHIT “ITALIA”, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, si dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i sheshit “Italia”, Tiranë.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shponësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, në shumën e përgjithshme 107 402 334 (njëqind e shtatë milionë e katërqind e dy mijë e treqind e tridhjetë e katër) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 107 402 334 (njëqind e shtatë milionë e katërqind e dy mijë e treqind e tridhjetë e katër) lekësh, të përballohet, si më poshtë vijon:
a) Fondi prej 40 000 000 (dyzet milionë) lekësh, nga fondet e miratuara për shpronësim për Bashkinë Tiranë.
b) Fondi prej 67 402 334 (gjashtëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e dy mijë e treqind e tridhjetë e katër) lekësh, nga fondet e miratuara për Bashkinë Tiranë.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, në zyrat e Bashkisë Tiranë.
8. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar në favor të Bashkisë Tiranë.
9.Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit.
10. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT, NGA KATEGORIA E RESURSIT “TOKË BUJQËSORE” NË “TOKË URBANE”, TRUALL, TË PASURISË ME NUMËR 327/1, ZONA KADASTRALE 2671, BASHKIA FINIQ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5/2, të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndryshimit të statusit, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 327/1, zona kadastrale 2671, Bashkia Finiq, sipas certifikatës të pasurisë, hartës treguese dhe lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës, Qarku Vlorë, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral (LN) ndryshimin e resursit, nga “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 327/1, zona kadastrale 2671, Bashkia Finiq.
3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë dhe Këshilli i Qarkut Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT, NGA KATEGORIA E RESURSIT “TOKË BUJQËSORE” NË “TOKË URBANE”, TRUALL, TË PASURISË ME NUMËR 1044, ZONA KADASTRALE 3826, BASHKIA KOLONJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndryshimit të statusit, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 1044, zona kadastrale 3826, Bashkia Kolonjë, sipas certifikatës së pronësisë, hartës treguese dhe lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës, Qarku Korçë, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral (LN) ndryshimin e kategorisë së resursit, nga “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 1044, zona kadastrale 3826, Bashkia Kolonjë.
3. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të bëjë ndryshimin e llojit të pasurisë në certifikatën e pasurisë, sipas të dhënave për pasurinë, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT, NGA KATEGORIA E RESURSIT “TOKË BUJQËSORE” NË “TOKË URBANE”, TRUALL, TË PASURISË ME NUMËR 120/10, ZONA KADASTRALE 1167, BASHKIA VORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5/2, të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndryshimit të statusit, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 120/10, zona kadastrale 1167, Bashkia Vorë, sipas certifikatës së pasurisë, hartës treguese dhe lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës, Qarku Tiranë, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral (LN) ndryshimin e resursit, nga “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 120/10, zona kadastrale 1167, Bashkia Vorë.
3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Qarkut Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E TABELËS SË PËRSHKRUESVE TË DETAJUAR PËR ÇDO NIVEL TË KORNIZËS SHQIPTARE TË KUALIFIKIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 5, të ligjit nr.10247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e tabelës së përshkruesve të detajuar për çdo nivel të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

 

KRITERE – KORNIZA KUALIFIKIMEVE

 

CILESIA – LENGET E DJEGSHME