Postuar më: 17 Korrik 2019

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 17 Korrik 2019

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 17 Korrik 2019:

V E N D I M

PËR

REVOKIMIN E TRANSFERIMIT TË SË DREJTËS SË PRONËSISË DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.760, DATË 20.12.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË, TË NJËSISË ADMINISTRATIVE TIRANË, TË DISA PRONAVE ME VENDNDODHJE NË ZONAT KADASTRALE 8250, 8240, 8190, 8150”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të nenit 8/a, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Revokimin e transferimit të së drejtës së pronësisë Bashkisë Tiranë, Njësisë Administrative Tiranë, të pronës me numër rendor 10, të lidhjes 1, bashkëlidhur vendimit nr.760, datë 20.12.2017, të Këshillit të Ministrave.

2. Në lidhjen 1, që i bashkëlidhet vendimit nr.760, datë 20.12.2017, të Këshillit të Ministrave, prona me numër rendor 10, sipas formularit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, hiqet.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “BLU-IMPERIAL”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË NR.94, ME EMËRTIMIN “ISH-GRUP DEPOT E REPARTIT USHTARAK NR.4025”, ME VENDNDODHJE NË QAFËMOLLË, DAJT, TIRANË, NË ADMINISTRIM TË MINISTRISË SË MBROJTJES

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Blu-Imperial”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë nr.94, me emërtimin “Ish-Grup Depot e Repartit Ushtarak nr.4025”, me sipërfaqe të përgjithshme 353 686 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e gjashtë) m2, nga ku, sipërfaqe nën objekt 8 553.58 (tetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e tre pikë pesëdhjetë e tetë) m2, tunele (5 tunele), me sipërfaqe 3 434.6 (tre mijë e katërqind e tridhjetë e katër pikë gjashtë) m2, dhe sipërfaqe funksionale 341 697.82 (treqind e dyzet e një mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë pikë tetëdhjetë e dy) m2, zk.3081, me vendndodhje në Qafëmollë, Dajt, Tiranë, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, për një periudhë 20 (njëzet) vjet, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË TË DISA PASURIVE TË PALUAJTSHME NË ZONËN KADASTRALE 3292 (KOPSHTI BOTANIK) DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.430, DATË 2.7.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI UNIVERSITETIT TË TIRANËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja “d”, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të disa pasurive të paluajtshme me vendndodhje në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik), Tiranë, për t’i përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta, sipas shtojcës nr.1 dhe kartelave të pasurive që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2. Bashkia Tiranë dhe Universiteti i Tiranës lidhin një marrëveshje me qëllim garantimin e ushtrimit të aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore të Universitetit të Tiranës në ambientet e Kopshtit Botanik.

3. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurive të përcaktuara në shtojcën nr.1, të këtij vendimi, apo t’i tjetërsojë ato.

4. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.430, datë 2.7.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Universitetit të Tiranës”, të ndryshuar, hiqet prona me numër rendor 14, me emërtimin “Kopshti Botanik”.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Universiteti i Tiranës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË TË DISA PASURIVE TË PALUAJTSHME NË ZONËN KADASTRALE 3292 (KOPSHTI BOTANIK) DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.430, DATË 2.7.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI UNIVERSITETIT TË TIRANËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja “d”, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të disa pasurive të paluajtshme me vendndodhje në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik), Tiranë, për t’i përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta, sipas shtojcës nr.1 dhe kartelave të pasurive që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2. Bashkia Tiranë dhe Universiteti i Tiranës lidhin një marrëveshje me qëllim garantimin e ushtrimit të aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore të Universitetit të Tiranës në ambientet e Kopshtit Botanik.

3. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurive të përcaktuara në shtojcën nr.1, të këtij vendimi, apo t’i tjetërsojë ato.

4. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.430, datë 2.7.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Universitetit të Tiranës”, të ndryshuar, hiqet prona me numër rendor 14, me emërtimin “Kopshti Botanik”.

5. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Universiteti i Tiranës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.77, DATË 20.2.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PLANIN VJETOR TË PRANIMIT, PËR VITIN 2019, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Në pikën 1, të vendimit nr.77, datë 20.2.2019, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Në paragrafin e parë, shifra 495 bëhet 650;
b) Në shkronjën “a”, shifra 8 bëhet 13;
c) Në shkronjën “ç”, shifra 235 bëhet 385.

2. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË TË NJË SIPËRFAQEJE TRUALLI FUNKSIONAL DHE TË DISA OBJEKTEVE BRENDA TERRITORIT TË PRONËS NR.13, ME EMËRTIM “REPARTI USHTARAK NR.1045”, ME VENDNDODHJE NË LAPRAKË, TIRANË, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË MBROJTJES, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të një sipërfaqeje trualli funksional dhe të disa objekteve me sipërfaqe të përgjithshme prej 5 590 (pesë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) m², nga trualli funksional i pronës nr.13, me emërtim “Reparti ushtarak nr.1045”, me vendndodhje në Laprakë, Tiranë, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, sipas planvendosjes që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për realizimin e programeve arsimore dhe ndërtimin e një shkolle të re publike.

2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, hiqet sipërfaqja prej 5 590 (pesë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) m², nga trualli funksional i pronës nr.13, me emërtim “Reparti ushtarak nr.1045”, me vendndodhje në Laprakë, Tiranë, sipas planvendosjes, dhe shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i kanë kaluar në pronësi ose në përdorim Bashkisë Tiranë.

3. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të sipërfaqes së pronës, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë atë në përdorim të tretëve.

4. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES SË ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË KËSHILLIT KOMBËTAR TË KONTABILITETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Miratimin e rregullores së organizimit dhe të funksionimit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Vendimi nr.672, datë 26.10.2005, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së brendshme të organizimit dhe funksionimit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit”, shfuqizohet.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I QENDRËS SË QYTETIT BILISHT”, NË BASHKINË DEVOLL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit Bilisht”, në Bashkinë Devoll.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Devoll.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të përgjithshme prej 873 470.7 (tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e shtatëdhjetë pikë shtatë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 873 470.7 (tetëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e katërqind e shtatëdhjetë pikë shtatë) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë Devoll, planifikuar në buxhetin e saj, me vendim të këshillit bashkiak.

5. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe të përfundojë tre muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
6. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë, hartën treguese të regjistrimit si dhe kartelën e pasurisë, pranë Bashkisë Devoll.

7. Afati i përfundimit të punimeve të objektit në Bashkinë Devoll të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.

8. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Devoll.

9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

10. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Devoll për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION I RRUGËS SË FSHATIT MUÇAJ (UNAZA)”, NË BASHKINË VORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i rrugës së fshatit Muçaj (Unaza)”, në Bashkinë Vorë.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vorë.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 564 m², me vlerë të përgjithshme prej 252 672 (dyqind e pesëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 252 672 (dyqind e pesëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë Vorë, planifikuar në buxhetin e saj, me vendim të këshillit bashkiak.

5. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe të përfundojë tre muaj pas hyrjes në fuqi të tij.
6. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Brendshme.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur pranë Bashkisë Vorë certifikatën e pronësisë, hartën treguese të regjistrimit si dhe kartelën e pasurisë.

8. Afati i përfundimit të punimeve të objektit në Bashkinë Vorë të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.

9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Vorë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën kadastrale sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar, në favor të Bashkisë Vorë.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

11. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Vorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.551, DATË 18.6.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURAVE PËR PAJISJEN ME CERTIFIKATËN E LEJES PROFESIONALE PËR VEPRIMTARITË STUDIMORE-PROJEKTUESE DHE ZBATUESE PËR KËRKIMIN, PRODHIMIN, PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN, DEPOZITIMIN DHE TREGTIMIN E LËNDËVE HIDROKARBURE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 5, dhe 115, pika 4, të ligjit nr.102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Në vendimin nr.551, datë 18.6.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“6. Personi juridik ose fizik, për të ushtruar veprimtarinë studimore-projektuese dhe/ose zbatuese në fushën e veprimtarisë hidrokarbure, duhet ta ketë të regjistruar si objekt, në regjistrin tregtar, kryerjen e kësaj veprimtarie.”.

b) Pika 7 shfuqizohet;
c) Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“8. Personi juridik ose fizik, i regjistruar paraprakisht në regjistrin tregtar, që ushtron veprimtarinë studimore-projektuese dhe/ose zbatuese në fushën e veprimtarisë hidrokarbure, duhet të ketë të punësuar specialistë, të cilët të jenë të pajisur me certifikatë, sipas kategorisë përkatëse, për veprimtari studimore-projektuese dhe/ose zbatuese në fushën e veprimtarisë hidrokarbure.”.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET BASHKISË DURRËS, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “UNIEURO”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË “NJË PJESË E KATIT TË PARË TË ISH-REPARTIT TË URT-SË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Bashkisë Durrës, si qiradhënës, dhe shoqërisë “UNIEURO”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë “Një pjesë e katit të parë të ish-repartit të URT-së, me nr. pasurie 2/423, zk. 8513, me sipërfaqe të përgjithshme 930 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimi 900 m2 dhe sipërfaqe funksionale 30m2”, në pronësi të Bashkisë Durrës, për një periudhë 8-vjeçare, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohet Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E KODIT TË ETIKËS SË VULLNETARIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 27 e 29, pika 1, të ligjit nr.45/2016, “Për vullnetarizmin”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Miratimin e kodit të etikës së vullnetarit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohet ministria përgjegjëse për çështjet e punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

***

 

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT, NGA KATEGORIA E RESURSIT “TOKË BUJQËSORE” NË “TOKË URBANE”, TRUALL, TË PASURISË ME NUMËR 78/39, ZONA KADASTRALE 3184, BASHKIA DURRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Miratimin e ndryshimit të statusit, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 78/39, zona kadastrale 3184, fshati “Rinia”, njësia administrative “Katund i Ri”, Bashkia Durrës, sipas certifikatës të pasurisë dhe hartës treguese, bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës, Qarku Durrës, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral (LN) ndryshimin e statusit të resursit, nga “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, të pasurisë me numër 78/39, zona kadastrale 3184, fshati “Rinia”, njësia administrative “Katund i Ri”, Bashkia Durrës.

3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Qarkut Durrës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës në Qarkun Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.