Postuar më: 10 Gusht 2019

Paligjshmëria fiskale te karburantet në kufijtë e krimit, para drejtësisë çdo përgjegjës

Komunikim me gazetarët i zëvendëskryeministrit Erjon Braçe:

Në radhë të parë, do të doja t’ju shprehja mbështetjen politike, por edhe ekzekutive të gjitha trupave të Tatimeve, Doganave, Policisë së Shtetit, veçanërisht sektorit kundër krimit ekonomik në Policinë e Shtetit, Metrologjisë ligjore, të Inspektoratit Shtetëror Teknik, të AKU-së, të ndodhura prej ditësh në territor me orë të zgjatura, përfshirë edhe orët  e natës në përpjekjen më të madhe për të vendosur ligjshmërinë, konkurrencën, barazinë në çdo transaksion në secilin treg.

Së dyti, siç edhe ju kam thënë prej një muaji në tregun e karburanteve, vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fiskal, por kjo paligjshmëri është bërë aq e gjerë deri në kufijtë e një krimi të rëndësishëm paraparë edhe nga kodi penal i Republikës së Shqipërisë.

Administrata Tatimore ka zbuluar shkelje të rënd atë ligjit në këto kufinjë, pra në kufijtë e krimit, veçanërisht në skemën kriminale dhe të qëndrueshme të kalimit dhe operimit me kasat me regjim manual, ndaluar rreptësisht.

Administrata Tatimore ka zbuluar diferenca të thella të pa menduara, mes litrave të regjistruara në pompa, të shitura prej tyre dhe natyrisht litrave të regjistruara në kasa fiskale, diferenca që dëshmojnë për një evazion fiskal të rëndësishëm. Diferencat arrijnë në mijëra ton në harkun kohor, nga vjeshta e 2017-ës deri tani.

Grupet e përbashkëta të Tatimeve dhe të Metrologjisë Ligjore që po verifikojnë gjendjen aktuale të regjimit të kasave në cdo pompë karburanti, janë të udhëzuara të lexojnë në litrat e regjistruara e të shitura në pompa dhe litrat e regjistruara e të shitura në kasa.

Diferenca në litra për çdo pompë do i nënshtrohet detyrimeve fiskale litër për litër deri në qindarkën e fundit.

Ndërkohë të gjithë të përfshirët në këtë veprimtari kriminale, duke nisur nga dy të parët që janë vënë tashmë në pranga, shtuar me administratorë kompanish, administratorë të stacioneve të karburantit, administratorë e përgjegjës të kompanive të kasave fiskale, do ti jepen drejtësisë pavarësisht emrit, madhësisë së kompanisë, parave që kanë akumuluar, miqve dhe shokëve në politikë, në drejtësi dhe jo vetëm.

Dua të mbështes veprimet konkrete të prokurorëve në Elbasan e Tiranë, por edhe të kërkoj prej tyre të thellojnë hetimet e tyre deri tek përgjegjësi më i fundit. Hetimet e tyre janë jetike për ti dhënë fund këtij krimi të rëndësishëm për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, Administrata Doganore ka shtrirë kontrollet në magazinat e lira të kompanive të mëdha të karburanteve: në 48 orët  e fundit, janë zbuluar diferenca të rëndësishme në inventarët e këtyre magazinave kryesisht në produktin benzinë që arrijnë po përsëri, në dhjetëra ton.

Administrata Doganore po arrit detyrimet fiskale të munguara dhe penalitetet me të njëjtën vlerë për secilën nga këto kompani.

Të dyja administrata janë udhëzuar të bëjnë bilancin e naftës së importuat, naftës së prodhuar këtu dhe të hedhur në tregun e brendshëm, shitjeve të deklaruar për ti dhënë fund njëherë e mirë evazionit, por mbi të gjitha edhe mishelimit që cënon rëndë cilësinë e karburantit, një tjetër formë e qartë e grabitjes së qytetarëve thuajse në cdo pikë apo në cdo stacion ku shitet apo tregtohet ky produkt.

Së treti, gjatë këtyre 10 ditëve, Drejtoria e Tatim Paguesve të Mëdhenj, ka bllokuar llogaritë e 22 kompanive të mëdha që kanë akumuluar borxhe të detyrimeve fiskale.

Disa prej tyre kanë reaguar, kanë shlyer detyrimet dhe llogaritë e tyre janë zhbllokuar;

Disa të tjera kanë reaguar, kanë paguar një pjesë të detyrimit dhe llogaritë e tyre vijojnë të jenë të bllokuara deri në shlyerjen përfundimtare të të gjithë vlerës së detyrimeve;

Të fundit nuk kanë reaguar në kuptim të pagesës, të shlyerjes së detyrimeve të njohura zyrtarisht dhe të pranuara zyrtarisht pre tyre. Prej tyre kanë rënë telefonat e drejtorëve, të deputetëve, të kryetarëve të bashkive edhe të disa ministrave.

Po e përsëris për ta dhe për të gjithë: Harxhojnë kohën kot kështu! Nuk do ti ndihmojë askush! Ndihmoni vetën dhe paguani detyrimet fiskale  të njohura! Mos krijoni borxhe të reja dhe thelloni borxhe të vjetra! Asnjë telefon nuk ju ndihmon dot, nuk ju do ju fshij borxhin dhe nuk do ju shpëtoj nga pagesa deri në fund e këtyre detyrimeve.

Së katërti, sic e keni ndjekur, beteja për të formalizuar cdo transaksion në tregun e madh, më të madhin të momentit, për shkak edhe të sezonit; Hoteleri Turizëm përfshirë edhe shërbimet në restorante e bare, po vijon fort kudo bregdetare nga Shiroka deri në Butrint, përfshirë linjën nga Pogradeci deri ën Voskopojë dhe linjën tjetër nga Gjirokastra deri në Përmet.

Kjo betejë është fokusuar tek njësitë e mëdha qoftë të hotelerisë qoftë edhe të restoranteve dhe bareve, duke synuar formalizimin 100 për qind të transaksioneve të tyre.

Nuk kërkojmë prej tyre asgjë, zero, asgjë ta paligjshme veç detyrimeve ligjore, kuponin tatimor për çdo blerje  e shitje malli dhe shërbimi.

Gjatë 48 orëve të fundit, në zbatim të ligjit janë mbyllur disa njësi të mëdha ,ashtu sic janë gjobitur të tjera që janë kontrolluar për herë të parë dhe janë gjetur në kushtet e paligjshmërisë për herë të parë.

E thashë edhe disa ditë më parë në një apel për ta: Nuk ju duhet as gjoba dhe as mbyllja e  njësisë së tyre. ne nuk na duhet as gjoba as mbyllja e njësisë së tyre. Nuk na vlen. Ne duam që ata të punojnë ligjërisht, të fitojnë po ligjërisht dhe të paguajnë detyrimet ligjore dhe fiskale në përputhje me çfarë është parashikuar në legjislacionin fiskal në fuqi.

Gjithkush që ka nisu këngën e vjetër “Për një kupon o i mbyllni”, dua ti them s epo bëjmë atë që thotë ligji dhe asgjë më shumë në tejkalim të ligjit, dhe se bëhet fjalë fjalë për TVSH-në, pra tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të tatimin e fitimit të munguar në buxhetin e shtetit prej muajsh të tërë për të mos thënë prej vitesh.

Administrata tatimore është urdhëruar ti shkojë ligjit deri në fund, pra duke kaluar në rivlerësim tatimor për tre muajt pararendës cdo njësi të tij tregtare, cdo njësi  hoteleri të kapur për herë të parë në shkelje të ligjit dhe pa kupon tatimor. Pra, gjithsecili prej tyre do të kalojë në procesin e rivlerësimit të xhiros së tyre dhe natyrisht edhe detyrimeve të deklaruara që duhet të paguhen.

Së pesti, pa më të voglin diskutim që do të doja ti bëja një apel të qartë të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Administrative kudo që janë, sidomos gjykatave që kanë nën juridiksion territore ku po zhvillohet kjo përpjeke për ligjshmëri, të bëjnë kujdes, të respektojnë ligjin dhe ti referohen deri në fund ligjit. Nën dritën e re të një vendimi të parpecedent dhe natyrisht të paligjshme këtu mu në mes të Tiranës, do të thoja edhe njëherë, që ligji fiskal për organet tatimore është shumë i qartë. Në rastin kur një njësi qoftë ky hotel apo njësi tregtare apo shërbimi kudo që është, kapet pa kupon tatimor qoftë edhe për një transaksion të vetëm, llogaritet gjoba e natyrisht akti i konstatimit shoqërohet me gjobën respektive. Në rastin kur kjo njësi kapet për herë të dytë pa kupon tatimor për cilindo nga shërbimet që ka ofruar atëherë është e detyrueshme mbyllja për 30 ditë  e kësaj njësie.

Nuk ka gjykatës në Shqipëri apo në botë, ku të doni ju, që të urdhërojë Administratën Tatimore të mos zbatojë ligjin për sa kohë që ligji i thotë cdo nëpunësi të tatimeve që duhet të mbyllësh për 30 ditë njësinë e kapur në shkelje për herë të dytë, çdo punonjës i tatimeve do bëjë këtë gjë: do ti shkojë ligjit deri në fund.

Për sa kohë që ligji e detyron gjykatësin të vlerësojë dëmin e rëndë shkaktuar interesit publik dhe për here të dytë, natyrisht që është një dëm i rëndë shkaktuar interesit të buxhetit të shtetit, pa më të voglin diskutim që gjykatësi duhet ti referohet ligji dhe të mos japë përfundime ne mbrojtje të interesit privat duke rrënuar përfundimisht interesin publik.

Dhe së gjashti, së fundmi do doja ti çoja një apel të gjithë administratorëve apo pronarëve të njësive që gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë nën kontroll, nën monitorim, për tre muaj me radhë, nën edukim për 3 muaj me radhë dhe tani nën kontroll: kërcënime përkundrejt nëpunësit të shtetit në detyrë, qoftë ky punonjës i tatimeve, punonjës i Metrologjisë, punonjës i Inspektoratit Shtetëror Teknik, punonjës i AKU-së apo në fund fare punonjës i Policisë së Shtetit, do të ndëshkohen pa mëshirë.

Do doja ti kujtoja administratorit të Tajvanit këtu, apo administratoreve të Havanës dhe të Hazulit në Dhërmi qq të bëjnë kujdes. çdo kërcënim ndaj punonjësve të shtetit që janë paraqitur pranë subjekteve të tyre në përputhej me ligjin me korrektësinë maksimale aq sa kanë qëndruar aty pavarësisht gjendjes skandaloze të krijuar ndaj tyre kanë pritur derisa të largohet edhe klienti për të ndërmarrë veprimet që ka parashikuar ligji përkundrejt këtyre subjekteve që do të përballen me ligjin deri më një.

Çdo gëmrë e artikuluar së kërcënim ndaj punonjësit të shtetit në detyrë dhe në përputhje me ligjin do të trajtohet si krim dhe pavarësish që Presidenti nuk na  edha mundësinë që kodi penal të hynte në fuqi tani dhe të mbronte edhe këtë kategori me masa të shtuara dhe me ndëshkime të shtuara për cdo kërcënues apo dhunues të punonjësit të shtetit. Në do të zbatojmë maksimumin e mundshëm që na e jep ligji për të ndëshkuar secilin prej tyre.