Postuar më: 1 Shtator 2019

Rruga hyrëse e Maliqit, një rrugë me standarde optimale

Rruga Maliq-Libonik, nga një rrugë gropash, e kthyer në ferrin e drejtuesve të mjeteve, tashmë një rrugë me standarde, me korsi biçikletash, trotuare, gjelbërim dhe ndriçim led në të gjithë gjatësinë e saj. Rruga me gjatësi 2,3 kilometër është drejt përfundimit dhe pritet të lehtësojë lëvizjen e mjeteve dhe daljen e fermerëve në tregje.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ishte në këtë kantier, ku punimet janë është drejt përfundimit. “Kemi ndërhyrë edhe në disa fasada në fshatin Maliq dhe në Libonik dhe e gjithë gjatësia ka marrë formë”, – tha kryetari i Bashkisë Topçiu.

Po ashtu, rikualifikimit do t’i nënshtrohet edhe zona përreth, me rikonstruksionin e plotë të rrjetit inxhinierik nëntokësor, si dhe rehabilitimin e fasadave të 13 pallateve.